×
  • Lajme
  • Lajme

    Bora i bie pishman, Prishtinës i kthehet dielli

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 8:42

    Mëngjesi i djeshëm ishte më i bardhë se ç’kishin mundur ta paramendojnë qytetarët e Prishtinës. “Plakat” kësaj radhe u “shkundën” më tepër duke sjellur mjaft borë.

    Por, ajo u shkri shpejt nga pasditja e djeshme, duke i lënë vendin sot diellit, shkruan Reporteri.net.

    Sot temperaturat do të shënojnë 10 gradë dhe do të shoqërohen me diell, ani pse gjatë natës ato shkuan deri në -4.

    Ndërkaq, edhe gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të ketë një luhatje, mirëpo nga e shtuna temperature pranverore kthehen mbi Kosovë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!