Një avion i tipit Boeing 787, i operuar nga Lufthansa, ka pësuar një incident në Aeroportin e Frankfurtit të enjten në mëngjes, pasi rrotat e përparme të avionit janë shembur teksa ndodhej në platformën e aeroportit.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i aeroportit, i cili ka bërë të ditur se autoritetet përkatëse janë duke e vlerësuar rastin dhe se ende nuk janë publikuar detaje shtesë mbi shkaqet e incidentit.

Edhe Lufthansa ka konfirmuar ngjarjen, por nuk ka dhënë informacione të mëtejshme lidhur me rrethanat apo pasojat e saj.

Reklamë