Një aksident i rëndë rrugor pranë Barcelonës, në Spanjë, la të plagosur 80 persona, pasi një autobus u përplas me një makinë dhe përfundoi jashtë rrugës.
Sipas shërbimeve të emergjencës, 58 persona pësuan lëndime të lehta, 18 ndodheshin në gjendje më pak të rëndë, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë dhe u dërguan në spitale të ndryshme.
Pavarësisht rënies nga lartësia, nuk u raportuan viktima.