Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë thirrur për një takim urgjent në Bruksel.
Kjo vjen ndërsa vendet evropiane diskutojnë se si t’i përgjigjen kërcënimit të tarifave të Donald Trump mbi Grenlandën.
Tre diplomatë të BE-së i kanë thënë Reuters se bisedimet do të zhvillohen nesër.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, thanë në postime të ndara, se Bashkimi Evropian qëndrojë në “solidaritet të plotë” me Danimarkën dhe Grenlandën.
“Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj”, thanë ata.
Zyrtarët nga Norvegjia, Suedia, Franca dhe Gjermania përsëritën mbështetjen për Danimarkën të shtunën dhe thanë se tarifat nuk duhet të jenë pjesë e diskutimeve për Grenlandën.
Qiproja, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, tha se ka kërkuar një takim urgjent të ambasadorëve nga 27 vendet e unionit të dielën./Reporteri.net/