×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Amerikanët publikojnë video: Sulmuam Iranin me bombardues të padukshëm nga radarët

    Reporteri
    01 Mars 2026 | 18:34

    Ushtria amerikane konfirmoi zyrtarisht përdorimin e bombarduesve të padukshëm nga radarët B-2 për të goditur objektet nëntokësore të raketave balistike iraniane.

    “Mbrëmë, bombarduesit B-2 amerikanë, të armatosur me bomba 910 kilogramëshe, goditën objektet e raketave balistike të përforcuara të Iranit”, thotë Komanda Qendrore e SHBA-së.

    Deklarata vjen pasi analistët që monitorojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve me burim të hapur zbuluan se bombarduesit B-2 ishin përdorur në sulmet e fundit ndaj Iranit.

    Bombarduesit u përdorën gjithashtu në sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor.

    Në anën tjetër, ushtria amerikane si dhe vetë presidenti Donald Trump, ka konfirmuar vrasjen e liderit suprem iranianë si dhe të shumë zyrtarëve të lartë ushtarakë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!