Një varkë që po transportonte emigrantë nga Libia drejt ishullit të Kretës, u përmbytet dhe mbeti e bllokuar, duke lënë të paktën një të vdekur, ndërsa besohet se 20 janë zhdukur, njoftuan autoritetet greke të hënën.
Roja Bregdetare greke tha se 51 persona u shpëtuan nga vendi i ngjarjes të hënën herët në mëngjes, rreth 75 kilometra në jug të Kretës, përcjell Reporteri.net, raportimin e Associated Press. Anijet patrulluese, një helikopter dhe një dron, si dhe anijet tregtare, morën pjesë në kërkim, të ndihmuara nga agjencia evropiane për mbrojtjen e kufijve, Frontex.
Rruga e rrezikshme përmes Mesdheut nga lindja e Libisë drejt Kretës është bërë një nga më të përdorurat për emigrim të paligjshëm drejt Evropës, pasi numrat në rrugët e tjera janë përgjithësisht më të ulëta.