×
  • Lajme
  • Botë

    Anija patrulluese e Rusisë sulmohet në Detin e Zi

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 11:07

    Një anije patrulluese e Rusisë është dëmtuar pas sulmit me dronë në Detin e Zi.

    Inteligjenca ukrainase ka njoftuar se anija Sergei Kotov, e cila doli në det në vitin 2021, është goditur në orët e para të së martës, raporton BBC.

    Inteligjenca ushtarake ka njoftuar se anija në Detin e Zi ka pësuar dëme në të gjitha anët, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Sipas ukrainasve, nga ky sulm kanë mbetur të vrarë disa marinarë rusë të kësaj anijeje.

    “Sergei Kotov” është një nga katër anijet patrulluese, të cilat janë pjesë e projektit rus për patrullimet detare. Sipas Ukrainës, anija ka luajtur rol të madh në sulmin ndaj Ishullit të Gjarprit në ditët e para të pushtimit rus në shkurt 2022.

    Anija Moskva që kishte sulmuar bashkë me të, ishte fundosur nga Ukraina para dy vjetësh.

    Ukraina ka deklaruar se kostoja e anijes së fundosur ishte 65 milionë dollarë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!