×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Arrestohet 17-vjeçari në Norvegji, dyshohet se kishte planifikuar sulm me eksploziv ndaj bazës së NATO-s

    Reporteri
    27 Shkurt 2026 | 23:47

    Policia norvegjeze ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj objekteve të NATO-s në jugperëndim të vendit, raportoi televizioni shtetëror NRK.

    Sipas raportimeve, adoleshenti, i lindur dhe rritur në Norvegji, ishte parë në shkollë me një flamur të Shtetit Islamik.

    I riu u la në paraburgim për dy javë. Ai i ka mohuar akuzat kundër tij, tha për AFP avokati i tij Lnut Lerum.

    Arrestimi u krye nga shërbimet e sigurisë së brendshme PST, të cilat janë përgjegjëse për çështjet e kundërterrorizmit.

    Sipas dokumenteve të cituara nga NRK, adoleshenti kishte planifikuar një sulm me eksploziv në Qendrën e Përbashkët të Luftës së NATO-s (JWC) në Jäten, Stavanger, në Norvegjinë jugperëndimore.

    Autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar lidhur me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!