Korrespondenti kryesor i BBC për Amerikën e Veriut, Gary O’Donoghue, mori pjesë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington mbrëmë.

Ai përshkroi skenat brenda sallës së madhe:

“Ecëm disa blloqe deri te hoteli, pastaj i tregova ftesën dikujt që e shikoi nga rreth dy metra larg. Askush nuk më kontrolloi dokumentin e identifikimit.

Reklamë

Më kontrolluan paksa në hyrje të sallës, por edhe kur pajisja e kontrollit bëri zhurmë, nuk më kërkuan të zbrazja xhepat.

Shërbimi Sekret bëri punën e vet, ata e ndaluan këtë person të hynte në sallë.

Por ajo zonë e sigurisë ishte pikërisht jashtë dyerve të sallës, dhe sigurisht hoteli ishte plot me mysafirë të zakonshëm.”