×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    BE drejt sanksioneve të reja ndaj Iranit për Ngushticën e Hormuzit

    Reporteri
    22 Maj 2026 | 19:15

    Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa të rinj drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit, duke zgjeruar kuadrin ekzistues të masave kufizuese për shkak të kërcënimeve ndaj lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

    Sipas një deklarate të Këshillit Evropian, BE-ja tashmë do të ketë mundësi të vendosë masa të reja ndëshkuese ndaj individëve dhe subjekteve që konsiderohen se kanë ndihmuar Iranin në destabilizimin e sigurisë detare në Lindjen e Mesme.

    Masat e mundshme përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve. Kuadri i sanksioneve ishte krijuar fillimisht për të ndëshkuar mbështetjen e Teheranit ndaj pushtimit rus të Ukrainës, por tani është zgjeruar edhe për zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës.

    Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas nisjes së konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit, 35 anije kanë kaluar përmes ngushticës strategjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!