×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Bie çmimi i naftës në tregjet botërore pasi Izraeli e Libani arritën pajtim për armëpushim

    Reporteri
    04 Qershor 2026 | 8:59

    Çmimet e naftës ranë të enjten, pasi një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit rriti shpresat për një marrëveshje më të gjerë për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila mund të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

    Çmimet e naftës Brent ranë me 87 cent, ose 0.89%, në 96.92 dollarë për fuçi deri, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate ra me 78 cent, ose 0.81%, në 95.24 dollarë për fuçi, duke zbehur fitimet e arritura më herët gjatë javës.

    Si Brent ashtu edhe WTI  para se të shënojnë rënie, u rritën rreth 2% të mërkurën pas përshkallëzimit të ri të armiqësive në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet iraniane ndaj Kuvajtit dhe goditjet ushtarake amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit, raporton Reuters.

    Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por ai varet nga “ndërprerja e plotë” e zjarrit nga Hezbollahu dhe largimi i të gjithë operativëve të Hezbollahut nga jugu i Libanit, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar të mërkurën.

    Por statusi i negociatave mes SHBA-së dhe Iranit mbetet i paqartë.

    Marrëveshja vjen pasi qeveria izraelite kërcënoi se do të përshkallëzonte veprimet e saj në Liban — një lëvizje që rrezikon të dëmtojë bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit. Armëpushimi në fuqi është shoqëruar me shkelje të përsëritura, pasi Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme.

    Bisedimet e së mërkurës zgjatën pothuajse nëntë orë dhe erdhën pas një dite të plotë takimesh të martën në Departamentin e Shtetit të SHBA-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!