Dr. Kenneth Remy, nga Misuri, publikoi një video në të cilën ai tregon se si duken momentet e fundit të pacientëve që vdesin nga virusi corona.
“Të lutem dëgjo. Unë nuk dua të jem personi i fundit që të shikoj në sytë e t’u të frikësuar,” shkroi Remy përbri videos që postoi në Twitter.
“Kështu duket kur merr frymë 40 herë në minutë, kur niveli i oksigjenit tuaj është dukshëm nën 80. Kështu do të duket. Shpresoj që momentet e fundit të jetës tuaj të mos duken kështu. Sepse kjo do të jetë gjëja që do ta shihni në të jetës tuaj nëse nuk fillojmë në publik të mbajmë maska”, paralajmëroi mjeku.
Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e distancës sociale dhe larjen e shpeshtë të duarve.