×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    CNN: Izraeli ka fotografi të trupit të pajetë të Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    Reporteri
    28 Shkurt 2026 | 21:30

    Pas Reuters, edhe CNN raporton se Izraeli ka konfirmuar se udhëheqësi suprem i Iranit u vra në sulmet e së shtunës, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen.

    Një nga burimet tha se Izraeli kishte siguruar një foto të trupit të pajetë të Ajatollah Ali Khameneit. Burimi i dytë tha se po përgatitet një njoftim zyrtar.

    Më herët gjatë mbrëmjes, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja se Khamenei “nuk është më me ne”.

    Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha se presidenti dhe udhëheqësi suprem i Iranit janë “të sigurt dhe shëndoshë e mirë”. Por Khamenei nuk është parë në publik ose në video që nga fillimi i sulmeve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!