×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Costa: Rusia është e vetmja përfituese e luftës në Lindjen e Mesme

    Reporteri
    10 Mars 2026 | 10:36

    “Rusia deri tani ka qenë përfituesja e vetme nga lufta në Lindjen e Mesme, ndërsa çmimet e energjisë po rriten dhe vëmendja ndaj luftës së saj kundër Ukrainës është zbehur”, tha të martën Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

    “Deri tani ka vetëm një përfitues në këtë luftë – Rusia,” tha Costa në një fjalim para ambasadorëve të BE-së në Bruksel.

    “Ajo përfiton burime të reja për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa çmimet e energjisë rriten. Përfiton gjithashtu nga devijimi i kapaciteteve ushtarake që përndryshe mund të ishin dërguar për të mbështetur Ukrainën. Dhe përfiton edhe nga ulja e vëmendjes ndaj frontit ukrainas, pasi konflikti në Lindjen e Mesme po merr vëmendjen kryesore.”

    Costa theksoi nevojën që Bashkimi Evropian të mbrojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili sipas tij tani po sfidohet nga Shtetet e Bashkuara, si dhe nevojën që të gjitha palët në Lindjen e Mesme të rikthehen në tryezën e negociatave.

    “Liria dhe të drejtat e njeriut nuk mund të arrihen me bomba. Vetëm e drejta ndërkombëtare i mbron ato,” tha ai.

    “Duhet të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm. Një rrugë e tillë rrezikon Lindjen e Mesme, Evropën dhe më gjerë”, shtoi Costa.

    /Reuters/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!