Ish kryeministri i Maqedonisë, i cili para disa muajve u arratis dhe kërkoi azil në Hungari raportohet se është arrestuar gjatë ditës së sotme, transmeton Reporteri.net.
Janë mediat hungareze ato që kanë publikuar pamjet e arrestimit të tij, ndërkohë që vëmendjen më të madhe e ka tërhjekur pamja e tij.
Ai para gjykatës në Budapest është paraqitur si “boss” me syze, ndërkohë që në duar ku besohet se ka pasur të vendosura prangat kishte vënë xhaketën e tij.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim detyre në rastin e blerjen së një automjeti qeveritar në vlerë të 580 mijë eurove. /Reporteri.net
Shikoni pamjet: