×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Liban

    Reporteri
    02 Mars 2026 | 8:26

    Sulmet izraelite në Bejrut dhe në Libanin jugor lanë të vrarë 31 persona dhe të plagosur 149 të tjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

    Izraeli njoftoi mëngjesin e së hënës se ushtria e tij ka goditur objektiva të lëvizjes Hezbollah në Liban, pasi ky grup militant – i mbështetur nga Irani – mori përgjegjësinë për një sulm me raketa dhe dronë në veri të Izraelit.

    Detajet mbeten të pakta, por dëshmitarët raportuan se dëgjuan shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit – bastion i Hezbollahut. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!