Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kuvajtit njoftoi se disa avionë ushtarakë amerikanë u rrëzuan mëngjesin e së hënës në territorin e këtij vendi, por se pilotët dhe ekuipazhet shpëtuan.

Autoritetet nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekuipazhet u evakuuan dhe u dërguan në spital për kontrolle shëndetësore dhe trajtim të nevojshëm.

Zëdhënësi shtoi se ka pasur koordinim të drejtpërdrejtë me forcat amerikane për detajet e incidentit dhe se janë marrë disa masa të përbashkëta teknike.

Reklamë

Sipas tij, autoritetet po vazhdojnë të hetojnë, për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Deri tani, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara – Centcom nuk ka reaguar për këtë incident. /REL