Djali i liderit të rrëzuar, Nicolás Maduro Guerra, po mban fjalim para Asamblesë Kombëtare të Venezuelës.
Siç raporton “NBC News“, ai iu referua babait të tij si “Presidenti Maduro” dhe bëri thirrje për lirimin e tij, përcjell Reporteri.net.
Maduro pritet të paraqitet së shpejti para Gjykatës në ShBA.
Në aktakuzë, prokurorët federalë në Nju Jork pretendojnë se, “për më shumë se 25 vjet, udhëheqësit e Venezuelës kanë abuzuar me pozitat e tyre dhe kanë korruptuar institucione dikur legjitime për të importuar tonelata kokaine në Shtetet e Bashkuara.”
Sipas aktakuzës, Maduro ishte “në qendër të këtij korrupsioni” dhe përdori “autoritetin e tij të fituar në mënyrë të paligjshme dhe institucionet për të transportuar mijëra tonë kokaine në Shtetet e Bashkuara.”/Reporteri.net