Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka pasur një shkëmbim fjalësh me një burrë që po e ndiqte seancën ndaj tij.
Në fund të seancës, pas deklarimit të Maduros, ai u kthye për ta përshëndetur turmën, gjatë se cilit moment një burrë u ngrit në këmbë.
“Do të paguash për Venezuelën”, i tha burri Maduros, sipas “NBC News”, përcjell Reporteri.net.
Maduro i është kundërpërgjigjur, duke thënë “Në emër të Zotit, unë do të jem i lirë”.
Maduro dhe gruaja e tij u deklaruan të pafajshëm për akuzat./Reporteri.net