×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dosja Epstein, Mbreti Charles shprehet i gatshëm të mbështesë policinë në hetimet për Andrew

    Reporteri
    09 Shkurt 2026 | 19:34

    Mbreti Charles ka bërë reagimin e tij të parë për skandalin Epstein, duke thënë se është i gatshëm të mbështesë policinë teksa shqyrton pretendimet ndaj Andrew Mountbatten-Windsor, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Nga Pallati Buckingham kanë thënë se janë të gatshëm ta mbështesin policinë në hetimet e tyre, në rast se kontaktohen.

    “Mbreti e ka bërë të qartë shqetësimin e tij të thellë për pretendimet që vazhdojnë të dalin në dritë lidhur me sjelljen e zotit Mountbatten-Windsor. Ndërsa pretendimet specifike në fjalë janë çështje që duhet t’i adresojë vetë zoti Mountbatten-Windsor, nëse na kontakton Policia e Thames Valley, ne jemi të gatshëm ta mbështesim, ashtu siç pritet”, ka deklaruar një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

    Deklarata e tij vjen pasi Policia e Thames Valley konfirmoi se po vlerëson nëse ka baza për të hetuar një ankesë të paraqitur nga grupi antimonarki Republic, i cili e ka raportuar Mountbatten-Windsor për dyshime për shpërdorim të detyrës publike dhe ndarje të sekreteve zyrtare.

    Ndryshe, një viktimë e Jeffrey Epstein ka pretenduar se ishte dërguar në Mbretërinë e Bashkuar për marrëdhënie seksuale me Andreë.

    Takimi pretendohet se ka ndodhur në vitin 2010, në rezidencën e ish-princit, Royal Lodge.

    Gruaja, e cila nuk është britanike, ishte në të 20-at e saj në atë kohë./Reporteri.net

    Viktima e dytë e Epstein thotë ishte dërguar në Mbretërinë e Bashkuar për marrëdhënie seksuale me Andrew, Policia po “vlerëson informacionin”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!