×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Dy avionë ushtarakë përplasen gjatë spektaklit ajror

    Reporteri
    18 Maj 2026 | 16:06

    Dy avionë ushtarakë amerikanë u përplasën në ajër gjatë një shfaqjeje fluturimi pranë bazës ajrore “Mountain Home” në Idaho, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm me zjarr dhe tym pas rënies në tokë.

    Të katërt anëtarët e ekuazhit arritën të shpëtonin mrekullisht duke u katapultuar me parashutë përpara aksidentit rreth dy milje larg bazës.

    Ngjarja e rëndë detyroi autoritetet të anulonin menjëherë pjesën e mbetur të spektaklit ajror dhe të bllokonin hyrjet e publikut.

    Ushtria ka nisur zyrtarisht një hetim për të zbardhur shkaqet e sakta të këtij aksidenti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!