×
  • Lajme
  • Botë / Lufta në Gazë

    E gjithë popullata e Gazës përballet me mungesë të ushqimit, paralajmëron Blinkeni

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 20:57

    Dy milionë banorë të Gazës po përjetojnë “nivele të rënda të pasigurisë akute ushqimore”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, shkruan BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net. 

    Kjo ishte hera e parë që një popullsi e tërë ishte klasifikuar kështu.

    Blinken i bëri thirrje Izraelit që t’i jepte përparësi sigurimit të atyre në nevojë.

    OKB-ja ka thënë se veriu i Gazës mund të përballet me mungesë të madhe buke madje deri në muajin maj nëse nuk ka ndërprerje të luftimeve dhe rritje të ndihmave.

    Paralajmërimi i Blinkenit erdhi gjatë një udhëtimi në Filipine, ndërsa zyrtarët amerikanë njoftuan se ai do të udhëtonte në Lindjen e Mesme, udhëtimi i tij i gjashtë në rajon që nga tetori, ndërsa përpjekjet për të siguruar një armëpushim vazhdojnë./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!