Policia greke ka gjetur në një kamion frigorifer 41 emigrantë. Ata janë kapur në autostradën në veri të vendit.
Emigrantët, shumica afganë nuk janë lënduar kanë thënë Policia duke shtuar se sistemi i ftohjes në kamion nuk ishte i aktivizuar.
Policia e ka ndaluar kamionin gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Ksanti. /kp
Kujtojmë rastin e mëhershëm, që ndodhi para disa dite ku humbën jetën një numër i madhë i njerëzve. Një person 25 vjeç nga Irlanda Veriore akuzohet për vdekjen e 39 personave në një frigoriferë në qytetin e Esiks në Angli.
Trupat e viktimave janë gjetur më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.