Më shumë se 300 artikuj nga garderoba e Mbretëreshës Elizabeta II, do të ekspozohen nga kjo e premte në King’s Gallery në Pallatin Buckingham.
Ekspozita “Queen Elizabeth II: Her Life in Style” është më e madhja ndonjëherë kushtuar mbretëreshës britanike dhe vjen për të shënuar njëqindvjetorin e lindjes së saj, me ekspozimin e artikujve që variojnë gjatë gati një shekulli mbretërimi.
Nga gjerdani i dasmës te kurorat, më shumë se gjysma e artikujve në koleksion nuk janë ekspozuar kurrë më parë.
Fustani ikonik rozë i veshur nga dublantja e Elizabeth në Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012 është një nga artikujt që ekspozohen për herë të parë.
Kuratorja e ekspozitës, Caroline de Guitaut, tha se ekspozita eksploron çdo dekadë të jetës së Mbretëreshës, që nga lindja e saj më 21 prill 1926 deri në vdekjen e saj më 8 shtator 2022.
“Veprat më të spikatura në këtë ekspozitë përfshijnë fustanin e nusërisë Norman Hartnell, i bërë për Princeshën Elizabeth në vitin 1947, dhe gjithashtu fustanin e kurorëzimit, nga viti 1953”, shprehet Caroline de Guitaut, kuratore.
Ndër pikat kryesore të ekspozitës përfshihen kurora Akuamarin dhe kurora Rubi.
Ekspozita “Mbretëresha Elizabeth II: Stili i jetës së saj” do të jetë e hapur nga sot deri në datën 18 të këtij muaji./TvKlan