Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë arritur të interceptojnë raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë të lëshuar nga Iran, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Ministria nuk dha detaje për numrin e tyre, por publikoi një infografikë që paraqet numrin total të raketave dhe dronëve të zbuluar dhe të interceptuar gjatë gjithë periudhës së luftës me Iranin.