“Vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek Amerika për të mbrojtur NATO-n, ngase jemi dëshmitarë se NATO-s i ka vdekur truri”, kështu deklaroi presidenti francez, Emanuel Macron në një intervistë për The Economist.
E këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak presidentit turk i cili e ka sulmuar ashpër Macronin, transmeton Reporteri.net.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan komentoi deklaratat e presidentit francez, duke thënë se pikëpamja e Macronit tregon cektësinë e tij të të menduarit.
Sipas Erdoganit, Macron së pari duhet të kontrollojë “vdekjen e trurit” të tij përpara se të bëjë deklarata të tilla për NATO-n. /Reporteri.net