×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Këshilli i Sigurimit të OKB-së

    Erdogan: Lufta në Iran duhet të ndalet para se të përfshihet i gjithë rajoni

    Reporteri
    11 Mars 2026 | 14:36

    Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se lufta në Iran duhet të ndalet para se i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme të “përfshihet në një konflikt”.

    Mbrojtja ajrore e NATO-s gjatë javës së fundit ka rrëzuar dy raketa iraniane që po shkonin në drejtim të Turqisë, e cila është një vend anëtar i kësaj aleance ushtarake.

    Në juglindje të Turqisë ndodhen baza ajrore dhe radarë që përdoren nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara, dhe aleanca kohët e fundit ka shtuar masat e mbrojtjes në atë zonë.

    “Kjo luftë duhet të ndalet para se të zgjerohet dhe i gjithë rajoni të përfshihet nga flakët. Nëse diplomacisë i jepet një shans, është shumë e mundur që kjo të arrihet,” tha Erdogan para deputetëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së teksa po diskutohet për luftën në Iran.

    /Reuters/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!