×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe diplomaci në rajon

    Reporteri
    01 Mars 2026 | 19:34

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili sipas deklaratës së tij humbi jetën si pasojë e sulmeve të ndodhura një ditë më parë.

    Erdoğan përmes një postimi në Facebook i ka dërguar ngushëllime popullit iranian në emër të vendit dhe kombit turk.

    “Zoti e mëshiroftë zotëri Hamaney. Shpreh ngushëllimet e mia për popullin vëlla iranian në emër të vendit dhe kombit tim”, thuhet në mesazhin e presidentit turk.

    Ai theksoi gjithashtu se Turqia, së bashku me popullin iranian, do të vazhdojë përpjekjet për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon, për t’i dhënë fund konfliktit dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!