Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sipas Erdogan, ato përbëjnë “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare”, raporton Reuters, përcjell Reporteri.net.

Turqia, një anëtare e NATO-s dhe fqinje e Iranit, prej javësh u kishte bërë thirrje Uashingtonit dhe Teheranit të arrinin një marrëveshje gjatë raundeve të negociatave, duke paralajmëruar se rajoni nuk mund të përballojë më shumë destabilizim.

Reklamë

Ky është kundërshtimi më i ashpër i tij deri tani ndaj sulmeve.

“Si fqinjë dhe vëllezër të tyre, ne ndajmë dhimbjen e popullit iranian,” tha ai gjatë një iftari në Ankara, duke shtuar se mosmarrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ishte shndërruar në luftë pas provokimeve nga Izraeli./Reporteri.net