×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Gjermania nuk do të financojë më këshillimet për azilin

    Reporteri
    19 Mars 2026 | 9:34

    Shumë qendra gjermane që ofrojnë ndihmë për azilkërkuesit do të përballen me vështirësi financiare vitin e ardhshëm. Sipas mediave, Ministria Brendshme nuk do të mbështesë më shërbimet e pavarura të këshillimit për azil.

    Qeveria gjermane me sa duket po planifikon të ndërpresë financimin për këshillimin e pavarur të azilkërkuesve vitin e ardhshëm. Ofruesit e këtij këshillimi, përfshirë organizatat e mëdha të ndihmës, janë informuar në përputhje me rrethanat, sipas raporteve nga rrjeti hetimor Correctiv dhe Redaktions Netzwerk Deutschland (RND).

    Ministria e Brendshme, e kryesuar nga Alexander Dobrindt (CSU), deri më tani ka deklaruar vetëm: “Vendimet në lidhje me ndarjen e fondeve merren brenda kuadrit të negociatave të buxhetit”, tha një zëdhënës për RND. Negociatat e buxhetit për vitin 2027 janë ende në pritje.

    Politikani i Partisë së Gjelbër konfirmoi raportimet

    Eksperti i buxhetit i Të Gjelbërve Leon Eckert i konfirmoi raportimet, se Ministria e Brendshme po përmend kufizimet buxhetore në vendimin e saj, sipas politikanit të Partisë së Gjelbër. Eckert kritikoi Dobrindt, duke thënë se me këtë veprim ai “po vazhdon qasjen e tij të pamatur ndaj politikës së migracionit dhe çështjeve humanitare”.

    Sipas Correctiv, 25 milionë euro janë ende të destinuara për financimin e organizatave përkatëse këtë vit. Marrëveshja e koalicionit të CDU/CSU dhe SPD thekson, se do ta “vlerësojmë shërbimin e këshillimit të pavarur për procedurën e azilit pa paragjykime”. Ai u prezantua nga koalicioni i mëparshëm qeverisës më 1 janar 2023./DW

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!