×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Gjithçka ishte gati” – Trump thotë se ishin pranë nisjes së sulmeve ndaj Iranit, por se shtetet arabe kërkuan shtyrje

    Reporteri
    19 Maj 2026 | 19:30

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA ishte pranë nisjes së sulmeve të reja ndaj Iran, përpara se ta shtynte sulmin dje me kërkesë të tre shteteve arabe në Gjirin Persik, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    “Isha një orë larg; gjithçka ishte gati për të vepruar,”, ka deklaruar Trump, duke shtuar se “do të kishte ndodhur pikërisht tani.”

    Trump shkroi të hënën në Truth Social se e shtyu sulmin pasi liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Katarit i kërkuan të priste, me shpresën për të çuar përpara negociatat drejt një zgjidhjeje diplomatike.

    “Isha një orë larg marrjes së vendimit për të vepruar sot” tha ai.

    “Ata kishin dëgjuar se e kisha marrë vendimin dhe thanë: ‘Zotëri, a mund të na jepni edhe disa ditë sepse mendojmë se ata po tregohen të arsyeshëm?’”

    Presidenti tha se kishte biseduar me shtetet arabe për dy ditë ndërsa po shqyrtonte rifillimin e sulmeve.

    Ai tha se këto vende e telefonuan për t’i thënë se “kishin bërë shumë përparim” drejt negociatave me Iranin.

    I pyetur mbi shqetësimet e liderëve se sulmet e reja amerikane mund ta shtynin Iranin të hakmerrej ndaj vendeve të tyre, Trump pranoi se kjo mbetej një rrezik.

    “Ata ende kanë pak kapacitet” tha ai për aftësinë e Iranit për të sulmuar vende të tjera në Lindjen e Mesme.

    “Jo shumë, por kanë pak”, ka deklaruar Trump.

    Trump shtoi se ishte i gatshëm të priste deri më vonë gjatë kësaj jave për të parë nëse bisedimet do të përparonin, por vazhdoi të paralajmëronte se mund të rifillonte operacionet ushtarake.

    “Mund të na duhet t’u japim një goditje tjetër të madhe”, tha ai për Iranin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!