×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Hamasi ka pranuar të çarmatoset, por pasi të plotësohet kushti i tyre kryesor

    Reporteri
    31 Korrik 2026 | 10:13

    Izraeli duhet ta miratojë marrëveshjen për çarmatimin me faza, të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, përpara se Hamasi ta zbatojë atë, tha për Reuters Ghazi Hamad, një zyrtar i Hamasit i përfshirë në negociata.

    Pasi të dyja palët ta miratojnë tekstin e marrëveshjes, Izraeli duhet të nisë zbatimin e fazës së parë të saj, tha Hamad.

    Bordi i Paqes i Trumpit, një organizatë e krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, njoftoi se Hamasi ka pranuar një “plan të detajuar” për çarmatimin dhe tërheqjen e trupave izraelite nga territori palestinez, por shumë nga detajet mbeten ende të paqarta./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!