×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / LAJMI I FUNDIT

    Hapet Ngushtica e Hormuzit, bllokada amerikane vazhdon të mbetet në fuqi

    Reporteri
    17 Prill 2026 | 15:53

    Ngushtica e Hormuzit është hapur për transportin tregtar për pjesën e mbetur të armëpushimit, shkruan NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Lajmin e dha Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi.

    “Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata e Porteve dhe Detarisë e Republikës Islamike të Iranit”, ka njoftuar Araghchi.

    Këtë hap e ka mirëpritur edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e falenderoi Iranin.

    “Irani sapo ka njoftuar se Ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit!”, ka shkruar Trump.

    Trump kishte vendosur rihapjen e kësaj rruge tregtare të rëndësishme si kusht për armëpushimin, megjithëse më vonë ai vendosi një bllokadë ndaj porteve iraniane pasi Teherani nuk e rihapi ngushticën dhe të dy palët nuk arritën një marrëveshje paqeje.

    Pavarësisht rihpajes së Ngushticës së Hormuzit, bllokada e SHBA’së mbetet në fuqi.

    “Bllokada detare do të mbetet plotësisht në fuqi dhe në veprim sa i përket vetëm Iranit”, tha ai.

    Trump shtoi se negociatat për një marrëveshje paqeje “duhet të ecin shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë tashmë të negociuara.”/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!