×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    I dyshuar për vrasjen e kandidatit për President të Ekuadorit, arrestohet në Meksikë ‘koka’ e kartelit Los Lobos

    Reporteri
    18 Mars 2026 | 19:42

    Kreu i grupit kriminal Los Lobos në Ekuador, Angel Esteban Aguilar, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Meksiko Siti, në Meksikë.

    Lajmin e njoftoi ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’.

    Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, tha se Angel Esteban Aguilar, kërkohej në lidhje me vrasjen në vitin 2023 të kandidatit presidencial ekuadoras, Fernando Villavicencio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!