Komandanti i policisë Frédéric Gisler ka konfirmuar se 113 nga 119 personat e lënduar nga zjarri në barin zviceran janë identifikuar zyrtarisht.

Procesi i identifikimit formal për gjashtë të tjerët është ende në vazhdim.

Nga personat e identifikuar, ai thotë se ka:

Reklamë

71 shtetas zviceranë

14 shtetas francezë

11 shtetas italianë

4 shtetas serbë

1 shtetas boshnjak

Reklamë

1 shtetas belg

1 shtetas nga Luksemburgu

1 shtetas polak

1 shtetas portugez

Reklamë

Ai shton se 14 të tjerë kanë kombësi të panjohur dhe paralajmëron se këto shifra mund të ndryshojnë.

Ndryshe,Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, tha se gjithçka i çon të besojnë se zjarri nisi nga qirinj festivë që ishin vendosur mbi shishe shampanje.

Si pasojë, flakët u përhapën shumë shpejt. Ajo shton se janë siguruar dhe analizuar video, si dhe janë intervistuar disa persona, shkruan BBC.

“Për momentin supozojmë se zjarri është shkaktuar nga fishekzjarre të vegjël të vendosur mbi shishe shampanje, të cilët u afruan shumë pranë tavanit”, ka deklaruar prokurorja.

Reklamë

Tragjedia në Zvicër, zjarri dyshohet se u shkaktua nga qirinjtë festivë nëpër shampanja