×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani heq dorë nga “vijat e kuqe”

    Reporteri
    02 Maj 2026 | 12:42

    Zbulohen detaje nga propozimi i ri që Irani i dorëzoi të premten Shteteve të Bashkuara për rigjallërimin e negociatave të paqes.

    Teherani zyrtar ka bërë një lëshim domethënës, duke hequr dorë nga kushti për fundin e menjëhershëm të bllokadës detare përpara nisjes së bisedimeve.

    Sipas propozimit, Irani pranon të diskutojë kufizimet e programit bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve, duke kërkuar garanci se sulmet amerikane nuk do të rinisin.

    Megjithatë, Presidenti Donald Trump u shfaq i pakënaqur me këtë ofertë.

    “Ata duan dëshpërimisht të bëjnë një marrëveshje sepse janë në gjendje të vështirë, por unë nuk jam ende i kënaqur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

    Në të njëjtën kohë, Trump i ka dërguar një letër Kongresit ku deklaron se armiqësitë me Iranin kanë përfunduar zyrtarisht me armëpushimin aktual.

    Përmes kësaj lëvizjeje, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon të shmangë afatin ligjor të “Akti të Fuqive të Luftës”, duke argumentuar se nuk ka më nevojë për miratimin e ligjvënësve pasi lufta, sipas tij, është “terminuar”.

    Demokratët e kanë cilësuar këtë si një manovër për të shmangur llogaridhënien për një luftë pa strategji dalëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!