×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani: Kalimi i lirë në Ngushticën e Hormuzit nuk është më i garantuar pas agresionit ShBA-Izrael

    Reporteri
    19 Prill 2026 | 8:31

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi në rrjetet sociale se asnjë rregull i së drejtës ndërkombëtare nuk e pengon Iranin, si shtet bregdetar, të marrë masa për të ndaluar përdorimin e Ngushticës së Hormuzit për veprime ushtarake kundër tij.

    Kjo deklaratë erdhi si reagim ndaj shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila tha se kalimi nëpër rrugë ujore si Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet i hapur dhe pa pagesë, sipas ligjit ndërkombëtar.

    Baghaei shtoi se ideja e “kalimit të pakushtëzuar” në Hormuz nuk qëndron më, duke argumentuar se ajo humbi kuptimin pasi, sipas tij, agresioni i SHBA-së dhe Izraelit solli praninë ushtarake amerikane pranë ngushticës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!