×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani publikon deklaratën e parë nga udhëheqësi i ri suprem – i cili thotë se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur

    Reporteri
    14 Mars 2026 | 10:20

    Regjimi qeverisës i Iranit po transmeton një deklaratë në televizionin shtetëror, të cilën thotë se është nga Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i ri suprem i vendit.

    Deklarata përsërit pretendimet se Irani po synon vetëm bazat amerikane në vendet përreth, duke këmbëngulur se ato duhet të mbyllen.

    Por gjithashtu e bën të qartë se sulmet ndaj fqinjëve të Iranit rreth Gjirit do të vazhdojnë.

    “Ne u dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh”, thuhet në deklaratë.

    “Por ekzistenca e bazave amerikane në disa nga këto vende dhe përdorimi i këtyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i sjell dobi rajonit dhe ato duhet të mbyllen. Siç thamë, ne nuk jemi armik i vendeve përreth nesh dhe ne po synojmë vetëm bazat e atyre amerikanëve”, u tha ndër tjera.

    Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do të vazhdojë të përdoret si një mjet për të ushtruar presion mbi SHBA-në dhe Izraelin, thuhet gjithashtu në deklaratë.

    Khamenei nuk u shfaq vetë në kamera, ndërsa deklarata me shkrim u lexua nga një prezantues lajmesh shtetëror iranian. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!