×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani zotohet për hakmarrje ndaj konfiskimit të anijes nga SHBA

    Reporteri
    20 Prill 2026 | 8:10

    Irani ka dënuar konfiskimin e një anijeje mallrash me flamur iranian në Ngushticën e Hormuzit nga SHBA-ja, duke e cilësuar një akt “piraterie të armatosur” dhe premton të hakmerret.

    Shtabi më i lartë ushtarak i Iranit, Khatam al-Anbiya, është zotuar se Irani do t’i përgjigjet konfiskimit të anijes mallrash dhe e ka quajtur këtë një “shkelje të armëpushimit”.

    Sipas një deklarate të publikuar në mediat shtetërore, një zëdhënës ka thënë se SHBA-ja, duke “shkelur armëpushimin, hapi zjarr ndaj njërës prej anijeve tregtare të Iranit në ujërat e Detit të Omanit, çaktivizuan sistemin e saj të navigimit dhe hipën në të” duke “dislokuar” marinsat.

    “Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit së shpejti do t’i përgjigjen dhe do të hakmerren për këtë akt piraterie të armatosur nga Marina Amerikane”, thuhet në deklaratë.

    SHBA-ja kanë ndaloi dhe sekuestroi një anije mallrash me flamur iranian që po përpiqej të kalonte bllokadën e porteve të Iranit, tha Donald Trump.

    Anijes iu dha “paralajmërim i drejtë për t’u ndalur” në Gjirin e Omanit, por ajo refuzoi, kështu që marina “i ndaloi ata menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”, thotë Trump, duke shtuar se anija është nën “paraburgim” të SHBA-së.

    Sulmi vjen disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po dërgon ekipin e tij në Islamabad për bisedime të mundshme me Iranin.

    Por një burim iranian thotë se Teherani nuk do të paraqitet për negociata nëse SHBA-të nuk e heqin bllokadën.

    Ndërkohë në Liban, armëpushimi 10-ditor me Izraelin është në fuqi, me mijëra njerëz që vazhdojnë të kthehen për të kontrolluar shtëpitë e tyre të shkatërruara në jug. /A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!