×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Irani zotohet ta mbajë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit pavarësisht sanksioneve të BE’së

    Reporteri
    08 Qershor 2026 | 21:42

    Irani u zotua sot se do të vazhdojë të mbajë kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj individëve dhe entiteteve të përfshira në përpjekjet e Teheranit për të ushtruar “sovranitet” mbi këtë rrugë ujore, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, e quajti vendimin e BE-së për të vendosur sanksione të reja si “një veprim mashtrues”.

    Më herët, zyrtari më i lartë i politikës së jashtme të bllokut evropian tha se shtetet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksione ndaj disa iranianëve për shkak të kufizimit të trafikut detar në këtë rrugë ujore, të cilën Teherani e ka mbyllur praktikisht që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

    “Irani nuk i kushton asnjë rëndësi këtij veprimi politik dhe hipokrit evropian dhe do të vazhdojë strategjinë e tij për ruajtjen e sovranitetit dhe ushtrimin e të drejtave sovrane mbi Ngushticën e Hormuzit” shkroi Gharibabadi në X.

    Mes bisedimeve të bllokuara për paqe midis SHBA-së dhe Iranit, trafiku tregtar nëpër këtë korridor detar, përmes të cilit kalon një e pesta e naftës së papërpunuar në botë, mbetet dukshëm i reduktuar./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!