×
  • Lajme
  • Botë

    Ish gruaja e Al Bagdadit rrëfen për ditët e para të martesës me të, tregon si ndryshoi

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 9:00

    Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shteti Islamik, Abu Bakir al-Bagdadi, u vra gjatë fundjavës gjatë një sulmi amerikan, e përkrah tij vdiqën edhe dy gratë, si dhe tre fëmijët e tij.


    Amerika ka kohë që është në kërkim të këtij terroristi, dhe Presidenti amerikan Donald Trump tha se operacioni ushtarak që vrau liderin e Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi ishte më domethënës sesa ai i vrasjes së Osama bin Ladenit në vitin 2011 gjatë qeverisjes së Obamës, transmeton Reporteri.net.

    Dy vjet më parë, ish-gruaja e burrit më të kërkuar në botë – kreu i grupit islam, Shteti Islamik – Saja el Dulaymi, 30 vjeç, në një intervistë për një televizion suedez tha se në fillimet e saj u martua me një “person normal, një pedagog universiteti” dhe nuk e dinte si ai do të përfundojë duke u bërë  kreu i një grupi terrorist.

    “Unë u martova me një person normal, një pedagog universiteti. Në atë kohë, ai quhej Hisham Muhamed”, tha Saja el Dulaymi, ish-gruaja e udhëheqësit të grupit më të rrezikshëm xhihadist në botë, Shteti Islamik, në një intervistë për televizionin suedez Express 3 vjet më parë.

    Kjo ishte intervista e saj e parë që kur u lirua nga burgu në Liban në  vitin 2015.

    Saga u rrit në një familje konservatore në Bagdad. Para se  të takohej me burrin që u bë i njohur si Abu Bakr el Bagadi, ajo nga një martesë e mëparshme ka dy binjakë.

    Burri i saj i parë ishte truproja i Saddam Huseinit dhe u vra duke luftuar trupat amerikane në Irak vetëm një vit pas dasmës.

    Në Irak dhe në bashkësitë myslimane, burrat e martuar lejohen të martohen me vejusha në mënyrë që ata të mund të kujdesen për fëmijët e tyre. Ata besojnë se është një vepër e mirë  për të cilën do të shpërblehen pas vdekjes. Kështu u martua Saga me Al-Bagdadin.

    “Unë nuk e vura re që ai ishte një aktivist në asnjë mënyrë. Ne u zhvendosëm në shtëpinë e tij dhe jetuam atje. Shumë njerëz jetonim në atë apartament dhe ishte e vështirë”, shpjegon ajo.

    Burri i njohur në atë kohë si Hisham Muhamed nuk i tha gruas së tij të parë se ai dëshironte të martohej për herë të dytë.

    “Jo, unë nuk isha e dashuruar me të. Unë nuk e doja atë. Ai ishte një njeri enigmatik. Nuk mund të diskutoje ose bëje një bisedë normale me të.”

    Ajo e la atë pas vetëm tre muaj martese, pa vetëdije se ishte shtatzënë. Vajza e tyre e përbashkët Hogar tani është 11 vjeç.

    Vajza e Sajës me ish liderin e ISIS

    Pas gjithë telasheve të saj në Irak dhe Siri, ku ajo u zhvendos pas pushtimit të Irakut, Saga thotë se tani dëshiron të jetojë në Evropë, jo në vendet arabe.

    “Cili është faji im? Unë u martova me të në vitin 2008. Tani ne jemi të divorcuar. Unë kam qenë ajo që e la atë. Unë jam një grua që kaloi shumë vështirësi dhe isha në burg. Nëse do të doja të jetoja me Bagdadin mund të jetoja si princeshë. Nuk dua para. Dua të jetoj në liri”, është shprehur ajo. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!