×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Izraeli bombardoi Libanin gati 3 mijë e 500 herë gjatë armëpushimit

    Reporteri
    08 Qershor 2026 | 14:10

    Izraeli ka kryer pothuajse 3 mijë e 500 sulme ajrore në Liban dhe qindra operacione të kontrolluara shembjeje që nga shpallja e armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara më 16 prill, deklaroi kryeministri i Libanit, Nawaf Salam.

    Sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij në rrjetin X pas një mbledhjeje të kabinetit, nga 17 prilli deri më 7 qershor, Izraeli ka kryer 3 mijë e 491 sulme ajrore, 407 shembje objektesh dhe gjashtë operacione të ashtuquajtura “rrafshimi”, të cilat kanë shkatërruar plotësisht fshatra të tëra në zonën më jugore të Libanit.

    Salam tha se Libani po përpiqet të respektojë armëpushimin, por përshkallëzimi i fundit i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar valë të reja zhvendosjesh, duke vënë nën presion kapacitetet e vendit për të strehuar familjet që largohen nga zonat e rrezikuara.

    “Kryeministri theksoi rreziqet që vijnë nga përshkallëzimi i konfliktit iraniano-izraelit dhe pasojat e tij, veçanërisht valët shtesë të zhvendosjes që ai po shkakton dhe mënyrën se si mund të përballohen ato, ndërsa kemi arritur në kufijtë maksimalë të kapacitetit pritës në Bejrut, Sidon dhe rajone të tjera”, thuhet në deklaratë.

    Më shumë se një milion njerëz rreth një e pesta e popullsisë së Libanit janë zhvendosur nga sulmet izraelite dhe paralajmërimet për evakuim në të gjithë vendin që nga shpërthimi i luftës më 2 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!