×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Izraeli eliminon shefin e inteligjencës iraniane, Irani konfirmon vdekjen

    Reporteri
    18 Mars 2026 | 17:26

    Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka konfirmuar vrasjen e ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib, duke e cilësuar atë dhe vdekjen e disa drejtuesve të tjerë si “atentate frikacake” në një reagim në platformën “X”.

    Izraeli kishte deklaruar më herët gjatë ditës se Khatib, të cilin e akuzon si përgjegjës për shtypjen e brendshme dhe operacionet e eliminimit të regjimit, ishte “eliminuar” gjatë natës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ngjarja vjen pasi autoritetet iraniane konfirmuan një ditë më parë vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë të sigurisë kombëtare, Ali Larijani, si dhe të ish-komandantit të milicisë Basij, gjeneralit Gholam Reza Soleimani, pasi Izraeli kishte njoftuar për vdekjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!