Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ka paralajmëruar një sulm të fortë gjatë ditës së sotme, më të fortin deri tani.

Ai theksoi se një veprim i tillë nuk duhet të ndodhë dhe paralajmëroi se, në rast se Irani ndërmerr sulm, Shtetet e Bashkuara do të reagojnë me një forcë të paprecedentë.

“Irani sapo deklaroi se sot do të godasë shumë fort, më fort se kurrë më parë. ATA MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Reklamë

/Reporteri.net/