Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, sic e ka cilësuar ai “një nga njerëzit më të këqij në histori”, është i vdekur.

Një video në rrjetet sociale, e shpërndarë në X dhe e verifikuar nga BBC, tregon disa iranianë në Karaj duke festuar vdekjen e raportuar të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei – para se ajo të konfirmohej nga presidenti amerikan Donald Trump.

Trump postoi në Truth Social për të njoftuar vdekjen e Khameneit, pas raportimeve të mëhershme në mediat izraelite dhe amerikane.

Reklamë