×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kryediplomatja e BE’së akuzon Rusinë se po e ndihmon Iranin me informacione të inteligjencës

    Reporteri
    26 Mars 2026 | 16:43

    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka akuzuar Rusinë se po i ofron mbështetje përmes informacioneve të inteligjencës regjimit iranian, e cila përdoret për të “vrarë amerikanë”, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Kallas i bëri thirrje SHBA-së të rrisë presionin ndaj Kremlinit.

    “Ne shohim se Rusia po e ndihmon Iranin me inteligjencë për të shënjestruar amerikanët, për të vrarë amerikanë, dhe Rusia po e mbështet gjithashtu Iranin tani me dronë që ata të mund të sulmojnë vendet fqinje dhe gjithashtu bazat ushtarake të SHBA-së,” u tha Kallas gazetarëve në një takim të G7 pranë Parisit, sipas AFP-së.

    “Këto luftëra janë shumë të ndërlidhura…Nëse Amerika dëshiron që lufta në Lindjen e Mesme të ndalet dhe që Irani të ndalojë sulmet ndaj tyre, duhet gjithashtu të ushtrojë presion mbi Rusinë që ajo të mos jetë në gjendje t’i ndihmojë në këtë”, ka thënë Kallas./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!