Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur gatishmërinë për të organizuar një konferencë që synon forcimin e ushtrisë libaneze dhe rindërtimin e zonave jugore të vendit, të dëmtuara nga konfliktet.
Pas një takimi me presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, ai theksoi se kjo konferencë do të zhvillohet në momentin që Libani ta vlerësojë si të përshtatshëm.
Sipas Macron, një tjetër objektiv i konferencës do të jetë sigurimi i fondeve shtesë nga vendet evropiane. Ai shtoi gjithashtu se të dy liderët mbështesin krijimin e një marrëveshjeje partneriteti mes Bashkimit Evropian dhe Libanit.
/Reporteri.net/