×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Macron kërkon zgjidhje diplomatike, thotë se Franca nuk ishte e përfshirë në sulmet ndaj Iranit

    Reporteri
    28 Shkurt 2026 | 19:36

    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë Këshillit të Mbrojtjes Emergjente që ai kryesoi të shtunën se “Franca nuk u paralajmërua dhe as nuk u përfshi në” sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit, “ashtu si të gjitha vendet e tjera në rajon dhe aleatët”.

    Në takimin, të mbajtur në Pallatin Élysée në Paris, ai gjithashtu kërkoi një zgjidhje diplomatike.

    “Shpresoj se mund të ndërmarrim të gjitha iniciativat e nevojshme në mënyrë që diplomacia të mbizotërojë. Askush nuk mund të mendojë se çështjet e programit bërthamor të Iranit, aktiviteteve balistike [të raketave], përpjekjeve rajonale për destabilizim mund të zgjidhen thjesht me sulme”, tha Macon. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!