Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, pritet të bëjë së shpejti paraqitjen e tij të parë në gjykatë në New York, pas kapjes së tij gjatë një operacioni amerikan të shtunën. Ai po përballet me akuza për drogë dhe armë.

Por, çfarë pritet nga seanca e sotme, sipas CNN?

Së pari, do të zhvillohet seanca e deklarimit të akuzave, ku Madurós do t’i komunikohen zyrtarisht akuzat dhe do t’i jepet mundësia të deklarohet fajtor ose i pafajshëm.

Reklamë

Më pas, gjyqtari do të sigurohet që Maduros t’i jetë caktuar avokat mbrojtës.

Pastaj, gjyqtari do të shqyrtojë çështjen e lirimit me kusht — megjithëse është pak e mundshme që Maduro të përfitojë nga kjo, siç raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Së fundi, gjyqtari ka të ngjarë të caktojë një kalendar për ecurinë e çështjes, ku do të mësohet se sa shpejt do të ecë rasti, sa kohë do të kenë palët për të paraqitur mocione dhe, ndoshta, edhe një datë gjykimi.

Në aktakuzë, prokurorët federalë në New York pretendojnë se, “për më shumë se 25 vjet, udhëheqësit e Venezuelës kanë abuzuar me pozitat e tyre dhe kanë korruptuar institucione dikur legjitime për të importuar tonelata kokaine në Shtetet e Bashkuara.”

Sipas aktakuzës, Maduro ishte “në qendër të këtij korrupsioni” dhe përdori “autoritetin e tij të fituar në mënyrë të paligjshme dhe institucionet për të transportuar mijëra tonë kokaine në Shtetet e Bashkuara.”/Reporteri.net

Reklamë