×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Maduro dhe bashkëshortja e tij sot dalin para gjykatës

    Reporteri
    05 Janar 2026 | 7:19

    Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, pritet të paraqiten sot në gjykatën federale në Manhattan, sipas një zëdhënësi të gjykatës, raporton CBS News.

    Seanca është caktuar për në orën 12:00 me orën lokale (17:00 GMT), thotë zëdhënësi.

    Kujtojmë se SHBA-të kanë kryer një operacion të madh ushtarak në Venezuelë , me presidentin Donald Trump që konfirmoi se homologu i tij, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u kapën dhe u larguan me aeroplan nga vendi.

    Gjatë operacionit , shpërthime u dëgjuan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, dhe në zona të tjera, duke treguar se forcat amerikane kryen sulme ndaj objektivave kyçe.

    Misioni u krye nga Delta Force, njësia kryesore e misioneve speciale të ushtrisë amerikane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!